Policia e Kosovës ka asistuar edhe sot inspektorët komunalë gjatë një aksioni në një hyrje të një ndërtese në veri të Mitrovicës, e cila pretendohet të jetë pronë komunale.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij aksioni janë hasur prova që dyshohen të jenë të kundërligjshme dhe që mund të përbëjnë vepër penale.
“Sot kemi asistu insepktoret komunal në hyrje të ndërteses që ata e konsiderojn të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll dhe ka mbet që provat me ju dorëzu prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje”, ka thënë Elshani.
Elshani po ashtu ka thënë se nuk ka persona të arrestuar.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim