Aksioni i Prokurorisë në veri, Veton Elshani jep pak detaje
Në nëntë lokacione në veri të vendit, janë duke u kryer bastisje ditën e sotme nga ana e Prokurorisë Speciale.
Lidhur me këto bastisje, zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka folur për Kossev.
Pa dhënë shumë detaje, ai ka thënë se dy nga bastisjet janë duke u kryer në Zveçan, ndërsa, shtatë në Zubin Potok.
Ndryshe, bastisjet po bëhen për veprat të rënda penale siç janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pamje nga aksioni i Prokurorisë Speciale në Zveçan e Zubin Potok
Prokuroria Speciale po zhvillon një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
– Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Derisa “Jepi Zë”, ka publikuar disa fotografi të aksionit në veri të vendit. Të njëjtat mund t’i shihni më poshtë:
Prokuroria Speciale bastisje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan
Prokuroria Speciale këtë mëngjes është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;
– Vrasje të Rëndë;
Në Prishtinë tashmë 43 kanë mposhtur diabetin – arsyeja habit
– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”.
Të tjera
Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë
Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri