Sulmet SHBA-Izrael ndaj objekteve të naftës të Iranit po ndotin ushqimin, ujin dhe ajrin e vendit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ka pasur raportime për shira të mbushur me naftë që bien në disa pjesë të vendit”, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai paralajmëroi se rreziku mund të ketë ndikime veçanërisht serioze shëndetësore tek fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Duhet theksuar se sulmet amerikane-izraelite shënjestruan një numër objektesh të ndryshme nafte në dhe përreth kryeqytetit të Iranit, Teheran, gjatë fundjavës, duke vrarë katër persona, sipas televizionit shtetëror iranian./euronews



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm