Deklaratat përfundimtare të ekipeve mbrojtëse të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare, janë drejt fundit. Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, tashmë i kanë kryer fjalët e tyre të fundit, ndërsa mbrojtja e Jakup Krasniqit nisi sot, për të vazhduar të hënnë.
Po këtë ditë, pra më 16 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.
Në fund të seancës së sotme, gjyqtari Charles Smith tha se në orën 09:00 do të vijojë deklarata e ekipit të Krasniqit, e më pas pjesa e pasdites u takon Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së.
Zyrës së Kimberly West iu kërkua të përgatitet për pyetjet e gjykatësve, për çka Smith tha se beson që do të arrijnë ta përfundojnë.
Detajet për deklaratat e fundit të mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe njërën pjesë të Jakup Krasniqit, i gjeni në linqet e mëposhtme.
The post Gjyqi i madh: Prokuroria e Specializuar të hënën përballet me pyetjet e trupit gjykues në Hagë appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Ulutashi takon Muhaxherin, flasin për thellim të marrëdhënieve institucionale
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
“Shtëpitë e barit” në Angli, katër shqiptarë dënohen me 11 vjet burgim