Bashkimi Evropian në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.
Sipas njoftimit zyrtar, ky hap i hap rrugën Kosovës që të përfitojë rreth 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredish të favorshme. Këto mjete financiare synojnë të mbështesin zbatimin e reformave kyçe, të cilat do ta ndihmojnë vendin të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe të avancojë në procesin e integrimit evropian.
Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun dhe standardet e Bashkimit Evropian, përmes reformave strukturore dhe mbështetjes financiare.



Të tjera
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse s’pini ujë mjaftueshëm, truri organi i parë që preket
Tër*met i fortë godet Pakistanin dhe Afganistanin, raportohet për të vd*ekur