Greta Thunberg u arrestua në Londër gjatë një proteste në mbështetje të aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie.
Arrestimi u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës.
Sipas mediave të huaja, protesta u organizua në solidaritet me tetë anëtarë të Palestine Action, të cilët ndodhen në paraburgim dhe janë në grevë urie prej më shumë se 50 ditësh, në shenjë proteste kundër gjyqit dhe kushteve të burgimit.
“Unë mbështes të burgosurit e ‘Palestine Action’. Unë kundërshtoj gjenocidin’, shkruhej në pankardën që mbante Thunberg.
Thunberg, u bë e njohur pasi organizoi protesta për klimën para parlamentit suedez në vitin 2018./Shqiptarja.com



Të tjera
Pesë ushqime që nxisin një tretje të shëndetshme
Me partinë Guxo do të vazhdojmë bashkëqeverisjen dhe të shtojmë punët e mbara e të drejta për shtetin dhe qytetarët
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit