Paris Saint-Germain është gati për sfidën e rëndësishme ndaj Chelseat, e cila do të zhvillohet nesër dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të ditës.
Nga kampi i skuadrës franceze kanë theksuar se ekipi është i përgatitur për një duel të vështirë, por me synimin e qartë për të dalë fitues.
“Do të përpiqemi ta mposhtim Chelsean duke luajtur në mënyrën tonë. I njohim mirë, e dimë sa e vështirë është kjo ndeshje, por jemi gati për të fituar,” u shprehën nga kampi i PSG-së.
Ndeshja mes dy gjigantëve europianë pritet me shumë interes nga tifozët, pasi të dy ekipet synojnë të tregojnë forcën e tyre dhe të sigurojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.



Të tjera
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje edhe Kosova
Vritet gjyqtari gjatë ndeshjes në Ekuador
Ligjvënësit e BE-së kërkojnë veprim pasi peticioni për pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael kalon 1 milion nënshkrime