Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas njoftimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga e mërkura hyn në fuqi rregullorja për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet dhe me këtë edh aktivizimi i gjobave dhe masave ndëshkuese nga “Prishtina Parking”.
Sveçla, në një postim në Facebook, thotë se aktivizimi i gjobave dhe masave ndëshkuese nga “Prishtina Parking”, pa plotësim/ ndryshim të Rregullorës nga Kuvendi Komunal, është i jashtëligjshëm.
“Që nga muaji maj, kur Gjykata Supreme ka rrëzuar disa dispozita të Rregullorës, ekzekutivi i Prishtinës ka pasur kohë të mjaftueshme që ta sjellë në Kuvend ndryshimin e saj. Por nuk e ka bërë. Çdo gjobë e shqiptuar në këtë periudhë është e kontestueshme dhe cenon drejtpërdrejt parimin e legalitetit. Përgjegjësia bie mbi ekzekutivin që po vepron pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës më të lartë në vend”, shkruan Sveçla në Facebook.



Të tjera
11 sëmundje që mund t’i merrni nga kafshët shtëpiake
Fëmijët më të mëdhenj janë më inteligjentë
Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona