Sean Diddy Combs po përballet me akuza të reja për përdhunim dhe sulm pas një sërë padish të reja të hënën.
Të paktën gjashtë padi janë ngritur në gjykatën federale në New York nga dy gra dhe katër burra. Akuzat mbulojnë ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur nga viti 1995 deri në vitin 2021, shkruan BBC.
Prokurorët pretendojnë se disa nga sulmet ndodhën në festat e Diddy-t ku merrnin pjesë të famshëm dhe muzikantë.
Avokatët e reperit i kanë mohuar akuzat. Në një deklaratë për BBC, ata thanë se “Diddy kurrë nuk ka abuzuar seksualisht me askënd – as të rritur, as të mitur, as burra, as gra”.
Më urdhëroi t’i hiqja rrobat
Një nga paditësit deklaroi se ishte 16 vjeç kur mori pjesë në një nga festat në Hamptons në vitin 1998. Ai thotë se ishte i emocionuar kur mori ftesën për festën e Diddy-t. Theksoi se atje ka parë shumë të famshëm dhe muzikantë. Ai dhe Combs kanë biseduar për muzikën, pas së cilës, sipas prokurorit, kanë shkuar në një vend më privat. Ai pretendon se Combs e ka urdhëruar papritur të hiqte rrobat gjatë bisedës”.
Më ftoi në hotel
Një padi e dytë e ngritur të hënën përfshin akuzat nga një grua që pretendon se Diddy e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në vitin 2004, kur ajo ishte një studente kolegji 19-vjeçare.
Ne do të punojmë për të siguruar që drejtësia të vihet në vend
Avokati i Texasit, Tony Buzbee, tha se përfaqëson më shumë se 100 njerëz që planifikojnë të padisin reperin për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë