Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta private.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, festojnë sot përvjetorin e martesës, dhe artistja nuk ka lënë rastin pa bërë një dedikim romantik për partnerin e saj të jetës.
Përmes një postimi në InstaStory, Albina ka shprehur mirënjohje dhe dashuri të thellë për burrin e saj:
“Tre vite që fluturuan mes dashurisë, rritjes e kujtimeve të bukura. Faleminderit Zot për gjithçka që kemi. Gëzuar përvjetorin e martesës.”
Mesazhi i saj i sinqertë u shoqërua me një foto të çiftit, duke prekur fansat që e ndjekin rregullisht artisten në rrjetet sociale.
Albina Kelmendi, e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin dhe interpretimet e saj të fuqishme, është gjithashtu shumë e komentuar për jetën familjare dhe lidhjen e ngushtë që ka me bashkëshortin dhe familjen.
Çifti shpeshherë ka ndarë momente të lumtura nga jeta e tyre, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.



Të tjera
Si të bëhemi njeri i fortë mendërisht
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
Turqia do të vazhdojë të tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në G@za