Albulena Haxhiu: Basha nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese, ajo ja lejon Kryetarit të Kuvendit të vazhdojë procedurën me short

Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Për faktin që Kryetari i Kuvendit Dimal Basha vendosi që zgjedhja e nënkryetarit nga Lista Serbe të bëhet me short, e shumica e qytetarëve dhe përfaqësuesve e kanë keqkuptuar këtë çështje duke thënë se është antikushtetuese, Haxhiu e sqaron këtë në “Politiko”.

Ajo tregoi qartë se si erdhi puna deri tek hedhja me short për përzgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe.
“Kryetari i Kuvendit tri herë radhazi u thotë përfaqësuesve të Listes Serbe “A keni propozim tjeter sepse sipas aktgjykimit Slavko Simiq nuk mund të hidhet më në votim”, ata thonë jo dhe ky është propozimi ynë dhe duhet ta vendosësh sepse s’ka kufizim”.

Pas kësaj, Haxhiu thotë se Kryetari i Kuvendit insistoi sërish dhe kur ai e pa që Lista Serbe po refuzon që ta japë një emër tjetër si propozim për nënkryetarë të Kuvendit, e vazhdon propozimin me short, shkruan Gazeta10.

Përveç rregullores që ne mund ta shihnim në ekranin e Kanal10, Haxhiu thote se pak më poshtë se ajo që shihej është edhe pjesa tjetër e nenit ku thuhet se “Në qoftë se nuk propozohet kandidati për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, vazhdon procedura me short i cili udhëhiqet nga Kryetari i Kuvendit”, dhe Haxhiu tha se Dimal Basha këtë procedurë e ka ndjekur.

Sipas saj, gjithçka që basha ka bërë, ka qenë komfort Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Meqë Lista Serbe ka refuzuar që të bëjë propozimin me emër tjetër për nënkryetarë të Kuvendit, atëherë Kryetari i Kuvendit ka qenë i detyruar që të vazhdojë procedurën me short”./Gazeta10