Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takimin e rregullt drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ku u informua për rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti.
Rama tha se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë, bashkëpunim mes kryeqytetit dhe Policisë së Kosovës, i cili ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025.
“Projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synimin që të rritet siguria në kryeqytet”, ka thënë ai.



Të tjera
Zbulo nëse je në një martesë të palumtur
Arben Gashi godet Abdixhikun: Isha kritik i hapur….
“Drejtësia e prekshme për qytetarët” – Gërvalla viziton Zyrën për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan