Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot gjyshin e saj, Heroin e Kosovës dhe bashkëthemeluesin e UÇK-së, Ahmet Haxhiun, në 32-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, raporton Kosova Post.
Përmes një postimi, Haxhiu tha se e kujton me mallin e mbesës që do të kishte dashur ta njihte më gjatë, por edhe me vetëdijen e përgjegjësisë publike që mban sot.
Ajo rikujtoi se Ahmet Haxhiu i përkiste brezit të veprimtarëve që punuan në kohë të vështira për çështjen kombëtare, duke theksuar se jeta e tij iu kushtua lëvizjes kombëtare, qëndresës dhe përgatitjes së rrugës drejt çlirimit të Kosovës.
Sipas Haxhiut, gjyshi i saj nuk arriti ta shihte Kosovën e lirë, pasi u nda nga jeta më 6 korrik 1994, i rënduar nga pasojat e burgjeve dhe torturave serbe.
“Trashëgimia e tij është frymëzim për mua, një udhërrëfim për mënyrën si duhet t’i shërbejmë vendit dhe amanet për brezat që vijnë”, shkroi ajo.
Në fund të mesazhit, Albulena Haxhiu bëri homazhe për veprën e tij, duke theksuar se kontributi i Ahmet Haxhiut mbetet pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës.



Të tjera
“I pamoralshëm, njeri i keq, dezinformues”: Pse Behgjet Pacolli u reagoi ashpër Berat Buzhalës dhe Vehbi Kajtazit?
Federata e Belgjikës akuzon FIFA-n në rastin Balogun: Nuk kemi marrë asnjë shpjegim
Xhenxhefili natyral është më efikas se kimioterapia për luftimin e kancerit