Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të gjatë takimit të saj në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Osmani, ka njoftuar se pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takua në New York Zyrtarin e i Lartë Brendan Hanrahan.
Ajo ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila sipas saj është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.
“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.
Presidentja shtoi se mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ta forcojë këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.



Të tjera
Pas shumë sfidave dhe proceseve gjyqësore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës mposht zyrtarisht Kishën Serbe – nga tani, të gjithë besimtarët ortodoksë kanë adresë te Peshkopi i Kosovës, Nikollë Xhufka
“Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer”- Aktivisti Arben Kola: Dorëheqje dhe shporru
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjen*9ocidit të Srebrenicës është “akt anticivilizues”