Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.
Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.
“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.
“Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova