Ambasadori britanik, Hargreaves ka dënuar ‘dhunën online’ ndaj grave, e sidomos ndaj atyre që kanë role udhëheqëse. Ambasadori ka shpërndarë postimin e UN Ëoman Kosovo, ku u dënuan kërcënimet ndaj Osmanit.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes drejtuar grave, veçanërisht atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë dhunën në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë.
Ne qëndrojmë me Grupin e Sigurisë Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”.
“Siç ka thënë Jess Phillips, Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Mbrojtjen dhe Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave, “Kjo nuk do të ndryshojë nëse nuk e bëjmë sistematike për këdo që has ndonjëherë një viktimë ose një autor të dhunës, ta mendojë si detyrën e tij kryesore të bëjë diçka në lidhje me këtë”, shkroi Hargreaves



Të tjera
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë