Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Westerlund ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në dialogun e brendshëm duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të komuniteti serb në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.
“jam i zhgënjyer me normalizimin e dialogut i cili nuk po ecën përpara dhe për këtë arsye mendoj që është thelbësore që të kemi dialog kombëtar apo dialog vendor për t’u përqendruar tek çështjet e vërteta qeveria të ofrojë shërbime. Shembull: Pastrimi i lumit Ibër, pastaj restaurimi i fushës së futbollit në Leposaviq, pra është mirë që të kemi këtë dialog të brendshëm”, ka thënë ambasadori Westerlund.
Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin