Në ditët e fundit është përshkallëzuar debati midis Kryeministrit të Shqipërisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, krejt kjo lidhur me protestën në Tiranë në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
Vetëvendosje ka akuzuar Ramën se ishte “një nga lobuesit kryesorë” për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, kurse ky i fundit ka akuzuar Vetëvendosjen se e dëshiron përjetësisht në burg Hashim Thaçin.
“Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”, ka shkruar Rama.
“Kryeministri i Shqipërisë ka folur sërish kundër Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Ai u është kundërvënë atyre sa i përket çështjes së Hagës, dhe kjo ndodhi vetëm 24 orë para se në Tiranë të organizohej mitingu i tij për atë që gjoja ishte në përkrahje të UÇK-së – në fakt, në përkrahje të Hashim Thaçit. Thjesht një lloj arsyetimi mund të bëjmë: a do të organizonte Edi Rama fushatë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, nëse aty nuk do të ishte Hashim Thaçi? E sigurt është se jo. Madje, ai do ta kishte përkrahur këtë gjykatë”, shprehet Bytyçi.
Më tej, Bytyçi kujton historikun e fushatës për formimin e Speciales.
“Rama i ishte bashkuar Dick Marty-t dhe kërkesës së Këshillit të Europës për ngritjen e kësaj gjykate. Por sot ai shtiret si kundër saj, duke pompuar një patriotizëm fals dhe duke synuar dobësimin e besimit të qytetarëve të Kosovës te Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, deklaron Bytyçi.
Sipas Bytyçit, fushata e Ramës ka tre qëllime kryesore.
“Pompuar një patriotizëm të rremë për të përçarë skenën politike në Kosovë dhe për të paraqitur Vetëvendosjen si forcë anti-UÇK. Përdorimi politik i Gjykatës Speciale për të krijuar tension dhe përçarje, duke synuar dobësimin e pozitës së Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes. Kriza e identitetit dhe e lidershipit të Ramës, i cili ka lëshuar nervat për shkak të bashkëpunimit të tij me mafien shqiptare dhe ndërkombëtare, dhe provokon destabilizimin e Kosovës në bashkëpunim të fshehtë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.”
Të tjera
Pse është mirë të hani ullinj çdo ditë
Dr. Ibrahim Rugova na mungon” sfidon Përparim Ramën: Pyetje dhe akuza në rrjet
LDK i kthen shpinën Xhafer Tahirit: Veprimet për koalicion me VV-në janë të papranueshme, do të ndërmerren masa