Analisti me kërkesën e ‘papritur’ për Mimoza Kusari-Lilën: Pas ‘audio-incizimeve’ me Radoiçiqin, ajo duhet…!

Së fundi, në media është publikuar një audio-incizim i ri si pretendim se është bisedë ndërmjet shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në lidhje me këtë rast, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila para mediave në Kuvendin e Kosovës ka thënë se e ka denoncuar rastin e audio incizimeve të publikuara të mërkurën, në Polici dhe në Prokurori.

Kusari-Lila këto incizime i cilësoi si të fabrikuara.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai thotë se këto audio-incizime të publikuara së fundmi tregojnë maskat e fituesve të 14 shkurtit të vitit 2021.

Image

Nexhat Haziri

Audio-incizimi që së fundi i publikua nga mediat, ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar te LVV-së, Mimoza Kusari me një kriminelin Radoiçiq, i cili në atë kohë ishte i ndjekur nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-ve, për agjenda të përbashkëta në Kuvendin e Kosovës për disa çështje të caktuar, përfundimisht ua qjerrë maskat patriotëve të shpifur, fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021”, u shpreh ai.

Më tej, analisti përmend disa nga skandalet sipas tij të kësaj qeverie.

“Ky skandal i shefes së grupit parlamentar të LVV, e cila këtë komunikim nuk e ka bërë pa lejen dhe pa dijeninë e Kryeministrit Kurti, por edhe skandalet tjera korruptive të kësaj qeveria, si afera e rezervave shtetërore, rasti i KEK-ut dhe Nagip Krasniqi, skandali i ambasadorit Martin Berisha me parat e ardhura nga Serbia, rasti në ministrinë e infrastrukturës dhe ambientit hapësinor, janë tregues të rëndësishëm e të qartë, se qeveria e kryeministrit Kurti nuk është hiq më pak e korruptuar se sa ishin qeveritë të udhëhequra nga Thaçi dhe Haradinaj, e shumë më shumë e korruptuar se sa qeverisjet e ish-kryeministrave Mustafa e Hoti”, foli ndër tjera analisti.

Në fund, ai nënvizon që Kusari duhet të jep dorëheqje pas këtyre audio-incizime.

“Sa i përket paralajmërimeve për denoncim në prokurori nga ana e znj. Kusari për audio-incizimin e publikuar, është vetëm një përpjekje dëshpëruese nga ana e saj për të marr rrolin e viktimës dhe tentimi për ta manipuluar opinionin. Gjithçka tashmë është e qartë në atë video-incizim, pra komunikimi i Mimoza Kusarit me kriminelin Milan Radoiçiq. Znj. Kusari të vetmin veprim që do të duhej ta bënte, është që të dorëhiqet”, përfundoi Haziri