Garën për Mitrovicë e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”.
Së pari, ai tha se balotazhi u karakterizua me pazare të pista dhe koalicione joparimore, e për këtë tha se duhet të shqurtohet çështja ligjore e balotazhit.
“Rundi i parë i zgjedhjeve lokale, ishte dëshmi e forcës partiake të subjekteve politike. Rundi i dytë, balotazhi, u karakterizua nga pazare të pista e bënë “mish-mash” procesin zgjedhor, me koalicione hiç parimore. Ka ardhur koha të rishikohet çështja ligjore e balotazhit. Procesi zgjedhor, në përgjithësi, ishte i rregulltë dhe pa shkelje serioze. Që nga mbushja e kutive e votimit, me formular-vota për PDK-në, në Drenicë, më 2010, me 120 % votues! Një turp i tillë, nuk është përsëritur më, të paktën, në atë përmasë”.
Ai vuri në pah edhe faktin se si shumë vota nga diaspora u shpallën si të pavlefshme.
“Edhe pse PDK-ja u ankua, deri në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve, në komunën e Mitrovicës, rundin e dytë të votimeve, të gjitha nivelet e gjykatave refuzuan hapjen e një procesi të ri, si të panevojshëm. Ndërsa asnjë reagim nuk pati nga përgjysmimi i votave të Mërgatës, të shpallura si të pavlefshme, ndërkohë që rrugaçëria e PAN-it e bëri namin, për 75 vota në Mitrovicë, edhe pse shumica u përkiste, pikërisht, PDK-së”, shtjelloi ai.
Krahas kësaj, veprimtari nga Gjermania tha se gjithë kjo “zhurmë” për asgjë të vërtetë e turpëori PDK-në si dhe konfirmoi faktin se qëllimi ishte që humbjen me votën zgjedhore në kuti, ta kthejnë në fitore në tavolinë.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha