Qelizat e meshkujve vdesin nën kushte të veçanta të stresit ndërsa ato të femrave rezistojnë dhe mbijetojnë, sipas një studimi të ri nga Instituti Italian i Shëndetit (ISS).
Studimi i botuar në revistën “Cell Death and Disease”, u krye nga studiues dhe shkencëtarë të ISS, nga Universiteti i Bolonjës dhe nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit (CNR) me qendër në Romë.
“Në përgjithësi, qelizat mashkullore (XY) i përgjigjen stresit me vdekje të programuar (apoptoza), ndërsa qelizat femra (XX), në përgjigje të të njëjtit stres, aktivizojnë mekanizmat e mbijetesës (autofagia) dhe ndalojnë vdekjen e qelizave”, deklaroi studiuesja e ISS, Paola Matarrese.



Të tjera
Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje
Lëkura bionike që tregon çka po ndodh brenda trupit tonë
Coca Cola pa sheqer po ndryshon recetën tradicionale – Pija po vjen me shije krejtësisht të re