Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se deklarata e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova nuk do të duhet formojë Asociacionin, “është kulmi i mohimit së dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.
“Nëse Rohde mendon se po anulon arritjet e dialogut dhe po e shpërblen Prishtinën për një gënjeshtër të hapur, le ta thotë qartë. Është e pabesueshme që dikush në komunitetin politik dhe diplomatik në BE po mendon madje pranimin e Prishtinës në BE. Këshilli i Evropës, në kohën kur regjimi i Albin Kurtit po ushtron dhunë të gjerë ligjore, politike dhe fizike ndaj serbëve në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.
Ai ka shtuar se “imperativi për të respektuar të drejtat e njeriut dhe detyrimet e marra duhet të jetë më i fortë se çdo interes politik afatshkurtër”.
Sepse ndryshe Evropa, duke relativizuar dhe neglizhuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë, po e mohon vetveten”, ka përfunduar Petkoviq.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë