Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) – ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor, qumështin APTAMIL, në të cilin thotë se është identifikuar prania e bakterit “Bacillus cereus”, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.
AUV thotë se “duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.



Të tjera
Hamza kërkon votën në Malishevë, premton rritje pagash dhe pensionesh
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër