Gjyqtari norvegjez, Espen Eskas, do të jetë ai që do të ndajë drejtësi në ndeshjen Sllovaki–Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Asistentë të tij do të jenë Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Nicholas Walsh nga Skocia, transmeton klankosova.
Në VAR do të jenë dy holandezë, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.
Ndeshja Sllovaki–Kosovë luhet të enjten, më 26 mars, në Bratisllavë, nga ora 20:45.



Të tjera
Qumësht dhe mjaltë kombinimi që ju duhet për flokë të plotë
Haxhiu e Kurti kujtojnë Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn
Real Madrid në alarm, dyshohet për rrjedhje informacionesh nga brenda klubit