Arabia Saudite njoftoi se do të presë 1.000 persona nga të afërmit e martirëve dhe të plagosurve palestinezë të cilët do të kryejnë Haxhin, transmeton Anadolu.
Në një artikull nga agjencia saudite e lajmeve SPA u dha informacion lidhur me palestinezët që do të kryejnë Haxhin si pjesë e programit “Mysafirët e Xhamisë së Shenjtë” të organizuar nga Ministria e Çështjeve Islame e Arabisë Saudite me udhëzimet e mbretit saudit, Salman bin Abdulaziz.
Raportohet se 1.000 persona nga të afërmit e dëshmorëve dhe të plagosurve palestinezë që do të kryejnë Haxhin do të priten në kuadër të programit dhe se janë planifikuar të gjitha fazat, nga mbërritja e mysafirëve në Arabinë Saudite deri në kthimin e tyre në Palestinë.



Të tjera
Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT
Dredhëzat përmirësojnë shëndetin e zemrës