Në Itali nuk kanë dyshime, Ardian Ismajli do të vijojë karrierën te skuadra e Torinos. Sipas gazetarit Niko Shira, palët kanë arritur akordin, teksa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.
Një përmirësim në aspektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon. Një hap përpara ky në karrierën e Ismajlit, duke ditur ambiciet që Torino ka si klub, në raport me Empolin.



Të tjera
Këto perime ju zgjasin jetën
VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?