Arian Lluka arr,estohet në Kolumbi, kërkohej për vr@sje të kryer në Pejë

Arian Lluka arr,estohet në Kolumbi, kërkohej për vr@sje të kryer në Pejë

Shtetasi kosovar, Arian Lluka është arrestuar në Kolumbi. Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest  ndërkombëtar nga shteti i Kosovës për një vrasje të ndodhur në qytetin e Pejës në vitin 2012.

Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se Arian Lluka është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar El Dorado.

Arrestimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, i cili theksoi se i dyshuari kishte përdorur identitete të rreme për t’iu shmangur drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas ministrit kolumbian, hetimet kanë zbuluar se Lluka, gjatë periudhës 2023-2026, kishte lëvizur në disa shtete duke përdorur dokumente legjitime me një identitet alternativ serb. Autoritetet dyshojnë se kjo është bërë me qëllim shmangien e kontrolleve kufitare dhe fshehjen nga organet e rendit.

“Hetimet tregojnë se midis viteve 2023 dhe 2026, ai lëvizi nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumentacion legjitim nën një identitet alternativ serb, duke u përpjekur t’i shmanget kontrolleve ndërkombëtare dhe veprimit të drejtësisë”, ka deklaruar Sanchez.

Ai ka vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe punën e autoriteteve kolumbiane në këtë operacion, duke theksuar se arrestimi dëshmon kapacitetin e Kolumbisë për të përballuar kërcënimet globale dhe për të garantuar sigurinë.

“Ky rezultat tregon se Kolumbia ruan aftësi efektive për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit përballë kërcënimeve globale”, ka shkruar ministri kolumbian.

Arian Lluka kërkohej për vrasjen e Fidan Shabit në vitin 2012 në Pejë.