Arian Tahiri e ka uruar Faton Pecin për fitoren në Mitrovicë-Jugu. Kandidati i PDK-së ka thënë se e respekton vullnetin e popullit.
“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për kryetar të Mitrovicës Jugu. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën Jugu.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës -Jugu dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, shkruan Tahiri në Facebook.



Të tjera
Shenjat që tregojnë që keni probleme me zemrën
6 këshilla si të humbisni peshë pa nevojën e dietave
Muhamed Sejdini u arrestua pasi akuzohet se i shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s