Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri pas numërimit të votave nga ku mori 15 mijë e 368 vota, duke e lënë për 28 vota prapa kandidatin e VV-së Faton Peci, ka shprehur bindjen e tij drejtë një fitoreje të plotë.
“Mitrovicë. Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe! Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, ka shkruar ai.
Faton Peci ka grumbulluar 15 mijë e 340 vota apo 47.8 për qind – diferencë prej 28 vota.



Të tjera
Lu*fta me Iranin është “jashtë kontrollit”, bota përballet me rrezikun e një konflikti më të gjerë
Kemi treguar se mund të luajmë në kushte të tilla atmosferike
Krenar që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues