Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri pas numërimit të votave nga ku mori 15 mijë e 368 vota, duke e lënë për 28 vota prapa kandidatin e VV-së Faton Peci, ka shprehur bindjen e tij drejtë një fitoreje të plotë.
“Mitrovicë. Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe! Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, ka shkruar ai.
Faton Peci ka grumbulluar 15 mijë e 340 vota apo 47.8 për qind – diferencë prej 28 vota.



Të tjera
Situata mes Granit Xhakës dhe Chelseat?! Sot tentohet një tjetër takim
Pse duhet t’i konsumoni vezët?
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi