Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahiri, vizitoi tenistët e rinj mitrovicas.
Në kuadër të planeve për sportin, ai premtoi ndërtimin e një fushe të re moderne të tenisit.
Postimi i plotë i tij:
Edhe në tenis, sikur në politikë, gjithçka varet nga përpjekja e vazhdueshme. Mitrovica ka potencial të madh dhe unë angazhohem pareshtur që këtë potencial ta shndërroj në mundësi reale për secilin qytetar.
Për të ofruar diversitet sportiv në Mitrovicë, ne do ta ndërtojmë edhe një fushë moderne të tenisit.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice



Të tjera
Konjufca: Është koha që Kosova të nisë negociatat për anëtarësim në BE
Trepça e luan edhe ndeshjen e dytë në “Minatori” ndaj Bashkimit
Revolta në Madrid: A duhet të largohet Mbappe?