Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me sistemin e fluturakeve pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ky prokurim është realizuar përmes programit shtet më shtet, të njohur si Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për sistemin është bërë që në vitin 2021.
“Fluturaket Puma, krahas fluturakeve të tjera, janë një kapacitet i domosdoshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, thuhet në njoftim.
Ky hap shihet si pjesë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes, i cili sipas Ministrisë po kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës dhe në realizimin e interesave të përbashkëta strategjike.
The post Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma” appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Napoli e konfirmon lëndimin e Rrahmanit, mësohet data e mundshme e rikthimit të tij
Të pamatura deklarimet e zyrtarëve të lartë shtetëror
Gjithçka gati për sfidën Kosovë-Suedi