Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, kritikoi një prej lojtarëve të tij për atë që bëri në momentet para golit të vonë të fitores së Crystal Palace në humbjen 2-1 të të “Të Kuqve” në “Selhurst Park”.
Crystal Palace kaloi në epërsi herët me golin e Ismaila Sarr, i cili në minutën e nëntë realizoi golin e tij të pestë ndaj Liverpoolit në tetë paraqitje në karrierë kundër tyre.
Skuadra e Oliver Glasner udhëhoqi për pjesën më të madhe të ndeshjes, pavarësisht se kampionët e Ligës Premier kishin në fushë emra si Florian Wirtz, Alexander Isak dhe Mohamed Salah.
Shumë tifozë shprehën shqetësime për paraqitjen e Ibrahima Konate, pas një ndeshje të dobët nga ana e tij, përpara se të zëvendësohej nga Jeremie Frimpong në minutën e 74-të.
Menjëherë pas humbjes së parë të Liverpoolit në sezonin 2025/2026, Slot dha mendimin e tij për paraqitjen dhe madje duket se kritikoi një prej lojtarëve për veprimet në momentet para golit vendimtar të Palace.



Të tjera
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt
Vetitë shëndetësore të piperit të kuq