Ditëve të fundit, Kosova po sfidohet nga arratisjet e të burgosurve.
Gjatë javës së kaluar nga burgu u arratis Faton Hajrizi, i cili u pasua edhe nga arratisja e Ujkan Metajt, i cili iku nga Burgu i DubraVËS.
Edhe pse Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se është çështje orësh arrestimi i Faton Hajrizit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe një javë pas arratisjes së tij.
Sipas tij, i pari që duhet të jap dorëheqje janë drejtorët e burgjeve ku po ndodhin arratisjet.
“Pas këtyre ikje nga burgjet e Kosovës, dikush duhet të jap dorëheqje. Më e pakta është që drejtori i burgut nga ku ikin të burgosurit të jap dorëheqje ose të shkarkohet”, shprehet Mehmeti.
Ai thotë se shteti i Kosovës nuk duhet assesi të sfidohet nga kriminelët që arrijnë të arratisen.
“Nuk guxojmë që faji ikje të mbetet tek të burgosurit, përgjegjësia duhet të jetë e drejtorit, e gardianëve të ndërrimit kur kanë ndodhur ikjet dhe tek të gjithë personat tjerë përgjegjës. Shteti nuk guxon të sfidohet nga të burgosurit, aq më tepër të bie shteti në duart e atyre që tallën pastaj me ministrin apo këdo”, deklaron Mehmeti.
“Gjithashtu duhet të ashpërohen dënimet për ata qe tentojnë arratisjen dhe të atyre që veç se e bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, në rastet e ndodhura së fundit në burgjet e Kosovës dikush duhet të jap dorëheqje”, përfundon Faton Mehmeti
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)