Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave .
Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.



Të tjera
13 vjet nga ndarja e Profesor Nexhat Krasniqit, heroit të kohës së okupimit
Këto janë vlerat ushqyese të bozës
Gëzim për fëmijët, dinjitet për pensionistët