Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Arrestimi i tij ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, të hënën rreth orës 18:00.
“PKK-Hani i Elezit 21.07.2025 – 18:00. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari- kërkuari shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh



Të tjera
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte