Një zyrtar policor i Serbisë është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës, mëson Tëvë1 nga burime brenda institucioneve të sigurisë.
Sipas informacioneve fillestare, pas arrestimit të tij, autoritetet kanë kryer edhe një bastisje në shtëpinë e zyrtarit, i identifikuar me inicialet N.U..
Detajet rreth arsyes së arrestimit ende nuk janë bërë publike, ndërsa burimet thonë se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.



Të tjera
Reduktimi i kripës, anët e mira për organizmin
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e nxënësve
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës: Ishte marrë gabimisht