Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar sot në Vushtrri një mjek me inicialet A.V., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është rezultat i hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Nga të gjeturat e deritanishme, dyshohet se mjeku i arrestuar ka lëshuar vërtetime mjekësore për qytetarët në këmbim të mjeteve monetare, njofton Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Me vendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.



Të tjera
Trump flet për ‘ilaçin që mund të ringjallë’ njerëzit: E dimë që funksionon (VIDEO)
Lewandowski drejt largimit nga Barcelona? Al-Hilal i bënë ofertë të majme
Kardiologu paralajmëron: Alarmi i orës 6 mund të rrisë rrezikun për sulm në zemër