Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në fshatin Soçanicë, nën dyshimet për krime lufte.
Arrestimi është kryer nga Njësia për Krime Lufte, ndërsa i dyshuari është dërguar menjëherë në Prishtinë për intervistim.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, ky person është arrestuar në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detaje pasi në arrestim nuk ka marrë pjesë njësia për rajonin e veriut. Ai është arrestuar nga Njësia për Krime Lufte nga Prishtina, ku më pas është dërguar edhe për intervistim”, ka deklaruar Elshani.



Të tjera
Metodat natyrale për largimin e insekteve nga shtëpia
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Pacolli: Investimet në Bjeshkët e Junikut të bëhen në harmoni me mjedisin