Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale “vrasje në tentativë” i cili dyshohet se u përfshi në një sulmi që ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan” në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte rrahur fillimisht viktimën dhe më pas kishte therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie. Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është gjetur një mjet i mprehtë thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Po ashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe substance narkotike.
Gjithashtu, pas veprimeve policore është arritur të identifikohet edhe vendndodhja e njërit nga personat e dyshuar. Policia ka shkuar në atë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij. I dyshuari ka tentuar të largohet, por është arritur të arrestohet. Arrestimi i tij është bërë në adresën e banimit të familjarëve të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe mjetin e mprehtë (thikën) që dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, policia ka gjetur edhe armë dhe substanca narkotike si në vijim një (1) armë e gjatë AK-47, 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) karikator me 29 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) granatë dore M-75, një (1) antiplumb, dy (2) shok-bomba, një (1) flakadan, dy (2) thika”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se në këtë rast dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët për momentin nuk janë hasur dhe janë në arrati./teve1.info/



Të tjera
Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait
Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt krizës institucionale
Kur pushimet të lodhin…