Arrestohet një rus në Zveçan, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Rusisë në fshatin Grizhan të Zveçanit, i cili ka bërë kalim të paautorizuar të kufirit.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT – Fsh .Grizhan , Zveçan 07.6.2024- 09:10. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Të tjera
Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër
Putini është ndoshta krimineli më serioz i luftës i kohës sonë
S’e di nëse do të shkojmë në Botëror, por ëndrra jonë është Evropiani i ardhshëm