Thomas Tuchel do të jetë selektori i ri i Anglisë, raporton Agent Edward.
Trajneri gjerman është aktualisht i pa paunë që kur u larguar nga Bayern Munichu.
Ish-strategu i Chelseat po rikthehet në Angli për të marrë drejtimin e Tre Luanëve, që do të bëhen gati për kualifikimet në Kampionatin Botëror dhe të garojnë në Ligën e Kombeve.
Sipas Agent Edward, Tuchel ka nënshkruar kontratën me Anglinë dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, la në dyshim të ardhmen e tij pas humbjes ndaj Greqisë javën e kaluar duke thënë se shpreson të rikthehet në menaxhim të grupmoshave U21.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmës i Tuchel dhe pse gjermani preferon ta ketë rreth tij ekipin që ka punuar edhe te Bayerni.



Të tjera
29 milionë nënshkruajnë peticionin “Mbappe ik!”?
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet