Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Vallaq të Zveçanit ku ka gjetur një sasi të madhe të armatimit.
Lidhur me rastin, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.
Veton Elshani, zëdhënës i policisë për veriun për Arbresh.info tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.
“Person me interes për intervistim është ai. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet. Për arrestimin vendon prokuroria”, tha Elshani.
Të tjera
Çeku takoi krijuesit e artizanaleve në sheshin e Prishtinës, u premtoi investime serioze në turizëm
Dogana e Kosovës ndaloi mbi 139 mijë produkte të falsifikuara gjatë korrikut dhe gushtit 2025
Barcelona synon transferimin e Haaland