Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Vallaq të Zveçanit ku ka gjetur një sasi të madhe të armatimit.
Lidhur me rastin, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.
Veton Elshani, zëdhënës i policisë për veriun për Arbresh.info tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.
“Person me interes për intervistim është ai. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet. Për arrestimin vendon prokuroria”, tha Elshani.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha