Danimarka e siguroi kualifikimin direkt në fazën me eliminim të Euro 2024 pas barazimit të tyre me rezultat 0-0 me ekipi nga shteti gjenocidal dhe matematikat mbrapa kësaj janë të jashtëzakonshme.
Ky barazim ishte i mjaftueshëm që danezët të përfundojnë mbi Slloveninë e vendit të tretë, të cilët po ashtu barazuan me rezultat 0-0 ndaj Anglisë në Koln.
Danimarka dhe Sllovenia nuk mund të ndaheshin në pikët e fituara, pasi të dy ekipet kombëtare kishin marrë tri pikë pas tri ndeshjeve të luajtura.
Këto tri barazime kishin bërë që të dyja të kishin po ashtu goldallimin e njëjtë dhe numrin e njëjtë të golave të pësuar (dy) – dy metrikat kryesore të UEFA-s për të përcaktuar se kujt i takon pozita më e lartë.
UEFA pastaj shikon numrin e kartonëve të verdhë, por të dyja ekipet kombëtare kishin regjistruar numrin e njëjtë të kartonëve të verdhë gjatë tri ndeshjeve (gjashtë kartonë).
Sipas gazetarit Will Jeanes, Danimarka përfundoi e dyta për shkak të pozitës më të lartë në renditjen e kualifikueseve për Kampionat Evropian.
Çuditërisht, Danimarka dhe Sllovenia ishin pozicionuar në të njëjtin grup kualifikues dhe të dyja e kishin përfunduar me nga 22 pikë.
Për ta bërë këtë rast edhe më të jashtëzakonshëm, rekordi i tyre i golave ishte po ashtu shumë i ngjashëm.
Danimarka shënoi 19 gola në krahasim me Slloveninë që shënoi 20, por kjo e fundit pësoi nëntë gola në krahasim me 10 sa pësuan danezët.
Por teksa Sllovenia kishte goldallimin më të mirë, vendi i dytë i takoi Danimarkës për shkak të ndeshjeve kokë më kokë mes dy ekipeve kombëtare.
Danimarka kishte marrë katër pikë nga dy ndeshjet me Slloveninë, duke fituar njërën me rezultat 2-1, ndërsa Sllovenia kishte marrë vetëm një pikë.
Është interesante se nëse këto skuadra do të kishin luajtur me njëra-tjetrën në xhiron e fundit të grupeve në Euro 2024 dhe do të kishin luajtur baras, atëherë do të shkonin në penallti.
Të tjera
Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!
Mungesa e Prokurorëve, kërcënim për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Vendit i shtohen 344 ushtarë të FSK-së- Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes