Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas tij, “destruktiviteti opozitar” po bëhet për shkak të xhelozisë dhe lakmisë ndaj Vetëvendosjes dhe mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Duke prezantuar, siç tha ai, kompromiset e bëra në këta muaj të krizës politike, Kurti deklaroi se “opozitarët as nuk po shtyhen dhe as nuk po ngrihen”.
Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërkohë që Kosova ende nuk ka themeluar institucionet e reja. Qe nga 27 korriku është vendosur një masë e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese si pasojë e dështimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë deri më 26 korrik – një afat i vendosur nga aktgjykimi i parë i kësaj gjykate. Masa e përkohshme vlen deri më datën 8 gusht, raporton KP.
Kurti: Destruktiviteti opozitar në thelb ka xhelozinë e lakminë ndaj Vetëvendosjes
“Subjekti ynë politik sot ka një numër deputetësh që janë më shumë sesa i dyti dhe i treti marrë së bashku. Si subjekt bindshëm fitues, kemi marrë përgjegjësitë tona që të prijmë në themelimin e institucioneve tona, si të Kuvendit ashtu edhe të Qeverisë. Por destruktiviteti opozitar ndaj themelimit të institucioneve të Kosovës, që në bindjen time ka xhelozinë dhe lakminë ndaj Lëvizjes sonë, në fakt është mospranim i rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit. Këtu ka një kundërthënie të madhe opozitare – ata për më shumë se katër vjet kanë folur zi e terr për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike dhe tani nuk po duan të konstituojnë Kuvendin, në mënyrë që eventualisht të ndryshojnë këtë qeveri që i prijmë”, tha Kurti.
Kurti, duke përmendur kompromiset që sipas tij janë bërë për konstituimin e Kuvendit, theksoi se partitë që deri tani ishin në opozitë “as nuk po shtyhen e as nuk po ngrihen”.
Kurti: Siç thotë populli, opozita as nuk po shtyhet dhe as nuk po ngrehen
Këto komente Kurti i bëri në nominimin zyrtar të Hajrulla Çekut si kandidat për kryetar të Prishtinës nga Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë.
Kurti: Komuna e Prishtinës është tejet e rëndësishme për t’u qeverisur nga LVV-ja
“Në zgjedhjet lokale duhet të fokusohet energjia dhe vëmendja jonë. Komunat, por posaçërisht Komuna e Prishtinës, është tejet e rëndësishme për t’u qeverisur nga ne. Jo sa për t’u qeverisur, por nga përvoja në qeverisjen qendrore, ju them me bindje të plotë se sabotimi politik që u bëhej projekteve tona – nga çerdhet e deri te banimi i përballueshëm social – dhe kësisoj privimi i qytetarëve për të përfituar nga këto projekte, është i dhimbshëm,” theksoi Kurti.
Në anën tjetër, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se partia e tij është e vetmja forcë që mund ta transformojë Prishtinën. Ai shtoi se në ditët në vijim do të shpalosë platformën afatgjatë – “Prishtina 2035
Të tjera
LVV në Artanë distancohet nga kandidati për asamblist që u arr*estua
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli