Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Gjykata Kushtetuese sot e vërtetoi qëndrimin e LDK-së, se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar kështu në bllokimin e institucioneve të vendit.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku tha se ky aktgjykim është fitore e madhe, jo vetëm e LDK-së, por e Republikës së Kosovës dhe e çdo qytetar që kërkon institucione funksionale dhe të ndershme.
“Për 48 herë rresht – rekord i turpshëm dhe i pashembullt në historinë parlamentare – bllokuesit tejkaluan kompetencat, shkelen Kushtetutën dhe penguan konstituimin e institucioneve të vendit.
Gjykata riafirmoi qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, e as të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë.
Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor”, shkroi Abdixhiku.



Të tjera
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK – edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Kërcënimi ndaj Kurtit, Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” qëndrojnë inteligjenca serbe dhe ruse
Mustafa: Vetëvendosje e çoi Kosovën në zgjedhje duke refuzuar kompromisin për presidentin