Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre në mediat sociale pasi të martën ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë.
Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube janë ndër platformat të cilave u kërkohet të zbatojnë legjislacionin e ri.
Prindërit dhe fëmijët nuk do të ndëshkohen për shkeljen e ndalimit – por kompanitë përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë për shkelje.
Qeveria thotë se ndalimi synon mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtja e dëmshme, ngacmimi online, ngacmimi kibernetik dhe “algoritmet grabitqare”.
Ky është një veprim i guximshëm që shumë vende të tjera po e ndjekin me kujdes – por se si qeveria do ta gjykojë suksesin është e paqartë, raporton BBC.
Kritikët kanë sugjeruar se ky veprim mund t’i izolojë adoleshentët e cenueshëm dhe t’i shtyjë fëmijët në hapësira të parregulluar të internetit.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm