Avokati shqiptar, Mentor Beqiri, ka marrë fjalën në deklaratat përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Para trupit gjykues, Beqiri tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u themelua si përgjigje ndaj kërcimit ekzistencial dhe të menjëhershëm me të cilin përballeshin shqiptarët e Kosovës nga forcat serbe.
“Pretendimi se zotëri Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ndanin qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontroll në të gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve, nuk qëndron kur analizohen të gjitha provat. Provat që dëgjuam në këtë çështje treguan se UÇK-ja nuk u krijua si organizatë për marrjen e pushtetit, ajo u ngrit si një lëvizje mbrojtëse e krijuar në përgjigje ndaj kërcimit ekzistencial dhe të menjëhershëm me të cilin përballeshin shqiptarët e Kosovës, të cilët pësonin shtypjen e gjerë dhe dhunën nga forcat serbe”, tha ai.



Të tjera
Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë
BIK: Dita e parë e Kurban Bajramit të mërkurën
Tri ushqimet të cilat luftojnë inflamacionet