Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të përfundojë.
Krejt çka pritet dhe çka mund të ndodhë deri në fund të vitit, ka diskutuar avokati Ardian Bajraktari.
“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari në KlanKosova.
Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit, do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.
Bajraktari ndër të tjera shton se Specialja nuk arriti të argumentonte “tezën e saj kryesore, ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Të tjera
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë